Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë të mërkurën se një sulm me raketa në Poloninë lindore pranë kufirit me Ukrainën, në të cilin dy persona u vranë, duhet të hetohet plotësisht përpara se të nxirren përfundime.
Reuters raporton se në deklaratën e tij përmbyllëse pas samitit të G20 në Bali, Scholz e quajti atë një shenjë pozitive që Shtetet e Bashkuara kishin ofruar të ndihmonin Poloninë me hetimin, transmeton Gazeta Express.
Scholz mirëpriti gjuhën e qartë në samit për të dënuar luftën në Ukrainë, duke shtuar: “Presidenti rus është pothuajse i vetëm në botë me politikën e tij”.