Pothuajse 25 vjet pas debutimit të komedisë romantike” True Lies”, kryepersonazhet Arnold Schwarzenegger dhe Jamie Lee Curtis janë ritakuar dhe kanë realizuar një fotografi të përbashkët.
Curtis shkoi në Instagram të Dielën për të ndarë lajmin, duke paraqitur një foto bardh e zi të ribashkimit të tyre, “Së bashku përsëri për herë të parë. @schëarzenegger Ti akoma më bën të ndjej sikur jam pa frymë! Më të vjetër, më të mençur por gjithsesi gjithmonë vetvetja. Duke mësuar, dashur dhe gjithnjë duke qeshur!
Filmi debutoi në 15 korrik 1994 dhe paraqiti Schwarzenegger si Harry Tasker, një njeri normal familjar që jeton një jetë të dyfishtë si spiun qeveritar. Bota e tij përplaset kur gruaja e tij Helen (Curtis) dhe vajza e tyre Dana janë merren nga njerëz të këqij, dhe Harry duhet t’i shpëtojë ato.
Me regji nga James Cameron, True Lies rezultoi i suksesshëm, duke shënuar një nominim Oscar për Efektet më të mira vizuale. Curtis fitoi një Glob të Artë për Aktoren më të Mirë në një Komedi apo Muzik.
Nuk dihet nëse takimi mes aktorëve ka për synim ndonjë ribërje të filmit apo aktorët thjesht janë takuar për të kujtuar kohët e vjetra.