Live

Scott kërkon të rinisi dialogu

12:04 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë ta vazhdojnë dialogun, dhe se ka ardhur koha t’i jepet fund konfliktit të viteve të ’90-ta.

“Ka ardhur koha për t’i dhënë fund konflikteve të viteve të ’90-ta. I bëj thirrje Kosovës dhe Serbisë të rinisin sa më shpejt dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të përmbahen nga ndërmarrja e veprimeve që e bëjnë të pamundur arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve”, ka shkruar Scott në Tëitter.

Dje përmes një letre  Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe ajo e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rinisin bisedimet.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...