Live

S’duan “enklavë serbe” me Asociacionin, emisari britanik viziton Lajçakun në Bruksel

18:33 / 01 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

I dërguari i Britanisë së Madhe, për Ballkanin Perëndimor, Stuard Peach, ka udhëtuar në Bruksel.

Këtë e ka bërë të ditur vet ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në një cicërimë në Twitter.

”Shumë i lumtur të mirëpres të Dërguarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach në Bruksel sot. Ne patëm një diskutim të thellë për zhvillimet e fundit në rajon. Unë i vlerësoj shumë vlerësimet e tij të sigurisë dhe angazhimin e tij ndaj misionit tonë të përbashkët”.

Shpërndaje në

U Kopjua