Live

Seanca e Apelit| Zyra e Prokurorit kërkon që të jetë në fuqi dënimi i Gucatit dhe Haradinajt

10:55 / 02 Dhjetor 2022

Nga admin

Ka vazhduar seanca e Apelit ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK’së, Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

Njëjtë sikurse ditën e djeshme Hysni Gucati, i ulur në karrocë pas operacionit dhe Nasim Haradinaj i pranishëm në seancë, janë paraqitur para panelit të Apelit, shkruan Kosovalive.net.

Seanca e Apelit e kryesuar nga gjykatësja, Michele Picard, ka filluar e parashtrimet e zyrës së Prokurorit të specializuar dhe pastaj përgjigjet e mbrojtjes.

Zyra e Prokurorit kanë theksuar se të akuzuarit nuk kanë keqardhje për krimet e tyre.

“Mbrojtja po pretendon se prokuroria ka bashkëpunuar me Serbinë, e kjo është e rreme, sjellja e deklaratave të të akuzuarve tregojnë padyshim që objektivi i tyre ishte që të minonte punën e këtij institucioni që të shkaktonin kolapsimin e saj dhe gjithashtu që të frikësonin dëshmitarët dhe dëshmitarët e mundshëm dhe kjo si pistë e mbrojtjes dështon tërësisht. Në fund të ditës kjo është një çështje e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë edhe pse është shumë e rëndë. Të akuzuarit kanë kryer krime për të cilat janë akuzuar dhe e kanë bërë këtë gjen ë dritën e diellit dhe vazhdojnë që ti qëndrojnë fazës së vetë dhe nuk kanë pikë keqardhje për krimin e tyre, dhe thonë se do ti kryenin këto krime në qoftë se do të kishin mundësi ti kryenin në të ardhmen”, kanë theksuar Zyra e Prokurorit.

Ndër të tjera ata në parashtrime e tyre kanë theksuar se dënimi me 4 vite heqje lirie është vendim i drejtë, kjo është pjesë e arsyes se kjo gjykatë e ka selinë në Hagë është që të luftojnë përpjekjet për frikësimin e dëshmitarëve dhe sanimin e gjykatës. Kjo gjykatë ka realizua një proces gjyqësor ligjor të drejtë dhe të shpejtë dhe mbi këtë bazë kërkojmë që të lini në fuqi dënime e dhëna nga trupi gjykues./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...