Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të vizitojë Italinë, Vatikanin, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit.
Vizitat janë planifikuar të zhvillohen ne periudhën nga data 1 deri më 6 tetor.
Në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, Pompeo do të zhvillojë takime me udhëheqësit e këtyre dy vendeve të Ballkanit.
Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, Pompeo do të vizitojë edhe një manastir në qytetin e Ohrit.
Ndërkaq në Itali, përveç takimeve me udhëheqësit shtetëror, Pompeo do të vizitojë edhe qytetin e Abruzzos, ku e kanë pasur shtëpinë paraardhësit e tij.
Në Vatikan, sekretari Pompeo do të marrë pjesë në një simpozium të organizuar nga SHBA-ja dhe Selia e Shenjtë, me organizatat religjioze.
“Pompeo do të ketë edhe një audiencë private me Papa Françeskun”, thuhet në njoftimin e departamentit të Shtetit.
Vizita e sekretarit Pompeo në disa vende të Ballkanit bëhet pak javë pasi ai e emëroi Matthew Palmer si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.