Selena Gomez dhe Justin Bieber janë padyshim një nga ish-çiftet më të komentuara ndonjëherë.
Ndonëse janë ndarë shumë vite më parë dhe secili ka vazhduar jetën e tij, kujtojmë këtu që këngëtari është i martuar me Hailey Bieber, fansat sërish nuk i ndajnë nga njëri-tjetri.
Së fundmi, pas shumë kohësh Selena ka folur për ndarjen e saj nga Justin në vitin 2018, në dokumentarin e saj, “My Mind & Me”.
Siç e ka thënë edhe tek kënga “Lose You To Love Me”, pronarja e “Rare Beauty” ndër të tjera u shpreh se duhet të ndodhte kjo që të rigjente veten.
“Gjithçka ishte kaq publike. Ndihesha e përhumbur nga një marrëdhënie e kaluar që askush nuk donte ta linte të shkonte. Pastaj thjesht e kalova atë dhe nuk kisha më frikë.
Ndjehesha sikur më duhej të kaloja dhimbjen më të madhe ndonjëherë dhe më pas thjesht harrova gjithçka me një lëvizje, ishte vërtet konfuze. Por unë mendoj se kjo duhej të ndodhte dhe në fund të fundit ishte gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë.
Bëhet fjalë për më shumë se një dashuri të humbur. Unë jam duke mësuar të zgjedh veten time, të zgjedh jetën,”- u shpreh Gomez.
Kujtojmë që pak kohë më parë Selena pozoi e lumtur me Hailey Bieber në një event të përbashkët në Los Angeles. Këngëtarja më herët komentoi fotot që çmendën mbarë rrjetin.
“Nuk është asnjë gjë e madhe. Ishte e gjitha për respekt,”tregoi Gomez.