Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka thënë se përpjekja për të vendosur një barazi mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë së Millosheviqit, është ngjashëm më përpjekjen për t’i barazuar forcat ukrainase me pushtuesit rusë.
Kështu ka bërë të ditur ai përmes një shkrimi në rrjetin social “Twitter”, pas një paraqitje për një medium të huaj.
“Ne ramë dakord me prezantuesin se përpjekja për të vendosur një shenjë barazie midis UÇK-së dhe ushtrisë së Millosheviqit gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 është i ngjashëm me përpjekjen sot për të barazuar forcat ukrainase të Zelenskyy me pushtuesit gjenocidal rusë”, ka thënë ai.
We agreed with the anchor that attempting to pin a sign of equality between the KLA and Milosevic army during Kosovo war of 1999 is a similar exercise to trying today to equate Zelenskyy's Ukrainian forces with the genocidal Russian occupiers. https://t.co/SbbRrkzMhR
— Petrit Selimi (@Petrit) April 4, 2023
Ndërkohë, dje pas dy vite e gjysmë nisi zyrtarisht gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.