Live

Selimi kërkon nga Specialja të mos i përdorë si fakte juridike dallimet politike në mes të akuzuarve

16:33 / 04 Prill 2023

Nga Kosova Live

Ish-komandanti i UÇK’së, Rexhep Selimi është deklaruar para trupit gjykues në Hagë.

Selimi tha se nuk ka frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia, duke shtuar se dallimet politike me të akuzuarit e tjerë s’duhet të shërbejnë si fakte juridike.

“Gjithmonë kam thënë dhe e përsëris. Nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë. Dallimet dhe opinionet mes nesh nuk duhet të përdorën si fakte juridike, e po ashtu kundër neve të bashkakuzuarve. Kam shumë besim se të gjithë së bashku do ta nxjerrim të vërtetën e UÇK-së se jemi të pafajshëm. Unë bashkë me bashkëluftëtarët e mi do të kthehemi”.

Shpërndaje në

U Kopjua