Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy u takua në Kiev me delegacionin e senatorëve amerikanë të përbërë nga Lindsey Graham, Richard Blumenthal dhe Sheldon Whitehouse.
Në një deklaratë nga Presidenca e Ukrainës thuhet se senatorët amerikanë Graham, Blumenthal dhe Whitehouse u pritën në një takim nga Zelensky, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.
Në takimin që u zhvillua me dyer të mbyllura për median dhe në të cilin mori pjesë edhe ambasadorja e ShBA-së në Keiv, Bridget A. Brink, thuhet se Zelensky njoftoi delegacionin amerikan për zhvillimet lidhur me luftën Rusi-Ukrainë.
Theksohet se në takimin e mbajtur në presidencën ukrainase, Zelensky falënderoi senatorët për mbështetjet që kanë dhënë për vendin e tij.
Duke rikujtuar se ShBA-ja ka miratuar paketën e re të ndihmës me armë për Ukrainën, Zelenskyy tha “Paketa e ndihmës me armë do të përfshijë pajisjet ushtarake dhe municionet për të cilat kemi nevojë. SHBA-ja është lider në këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme”.
Në takim u trajtuan çështjet si vazhdimi i sanksioneve ndaj Rusisë dhe vazhdimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën.