Live

Serbët i’a shajnë nënën ambasadorit amerikan

14:57 / 05 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Ambasador i SHBA-ve  në Serbi Kyle Scott,  tha sot në Samitin Digjital se në Serbi ekziston një frymë e tillë që të flasësh keq për Amerikën dhe vendet perëndimore është  gjë  e mirë.

“Shumë në Serbi besojnë se urrejtja për Amerikën është një punë e mirë. Çdo ditë në Serbi bombardohet me rrenat më të këqija që kanë të bëjnë me Amerikën, vendet perëndimore dhe BE. Ky nuk është një shërbim për inteligjencën e popullit serb, dhe për shkak të kësaj, ne përballemi me sfida të ndryshme për të përcjellë mesazhin “, tha Scott.

Ai postoi një foto ku shihej duke dhuruar gjak, ndërkohë që pason një koment nga përdoruesit e rrjetit Twitter me fyerjen: “Ha m…, merrni atij 20 litra gjak!”

Përveç të tjerash, tha se komentuesit (serbë) ia shanë nënën, e urdhëruan të “shkojë në shtëpi dhe të vdesë” dhe të tjera.

Scott ka falënderuar urrejtësit e tij serbë për ta bërë atë të vlefshëm, duke përsëritur se detyra e tij ishte të shprehte qëndrimin e SHBA-së.

Shpërndaje në

U Kopjua