Live

Serbët në Zubin Potok e fyejnë Petkoviqin, ai thotë ata fyen Serbinë

08:36 / 11 Janar 2023

Nga Kosova Live

Brohoritja e një grupi serbësh në Zubin Potok kundër Petkoviqit dhe liderit të Listës Serbe natën e Krishtlindjeve në Zubin Potok për Petkoviqin është një incident i krijuar nga “pesë provokatorët e dehur” dhe dërguar nga opozita në Serbi. Ai thotë se kjo ngjarje, si dhe protesta e fundit në Mitrovicë, kishin për qëllim që t’i ndihmojnë Albin Kurtit të “të fshehë plagosjen e fëmijëve serbë në Shtërpcë”, transmeton kosovalive.net.

Ngjarja në Zubin Potok ka ndodhur gjatë vendosjes së drurit së Krishtlindjes, pranë kishës së Shën Treshja, ku Petkoviqi, i cili është prift ortodoks, e ka kaluar natën e Krishtlindjes me krerët e Listës Serbe.

Më pas një grup serbësh kanë brohoritur kundër këtyre zyrtarëve për disa minuta duke i akuzuar për tradhti dhe rrënim të sigurimit, para së gjithash për shkak të pranisë së forcave speciale të Kosovës. Gjatë incidentit, krerët e Listës Serbe e kanë rrethuar Petkoviqin, ndërsa priftërinjtë, në krye me peshkopin, kanë tentuar të qetësojnë qytetarët e revoltuar, por pa sukses.

Deri më tani, kreu shtetëror serb nuk ka reaguar në lidhje me këtë incident.

Katër ditë më vonë, Petkoviq ka folur për ngjarjet në Zubin Potok në studion e televizionit serb “TV Happy”.

Ai pretendon se ka qenë një “incident krejtësisht margjinal”, i cili është shkaktuar nga “pesë provokatorë të dehur”, dhe se qëllimi i tyre ka qenë të ndërpresin lutjen dhe “të fyejnë shtetin e Serbisë, peshkopin Teodosije dhe mua”./kosovalive.net

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...