Live

Serbia i dërgon EULEX-it garanci për lirimin e Axhiqit dhe Trajkoviqit

15:40 / 02 Mars 2023

Nga Kosova Live

Zyra e ashtuquajtur për Kosovë dhe Metohi në Serbi i ka dorëzuar misionit të EULEX-it garancionet e Qeverisë së Serbisë, të cilat kërkojnë që serbët e arrestuar Miljan Axhiq dhe Sllagjan Trajkoviq të lirohen nga burgu deri në përfundimin e procedurës së mbrojtjes.

“Qeveria e Serbisë përfundoi duke dhënë garanci shtetërore se Axhiq dhe Trajkoviq do të jenë në dispozicion të misionit të EULEX-it gjatë gjithë kohëzgjatjes së procedurës kundër tyre, nëse personat e përmendur lirohen përkohësisht nga paraburgimi gjyqësor në Podujevë dhe atyre u lejohet të mbrohen në liri”, njofton kjo zyrë, shkruan RTS, përcjell Klankosova.tv.

Millan Adzic u arrestua më 9 dhjetor të vitit 2022 në vendkalimin Jarinje, ndërsa Slladjan Trajkoviq u arrestua më 15 dhjetor në të njëjtin vend.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...