Live

Serbia lajmëron vizitë të Petkoviqit në Kosovë për Krishtlindje

11:54 / 06 Janar 2023

Nga Kosova Live

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka paralajmëruar se sot do të vijë në Kosovë për të marrë pjesë në Krishtlindje.

Siç raporton Tanjug, duke iu referuar njoftimin të zyrës së tij, Petkoviq do të jetë në Kosovë më 6 dhe 7 janar, transmeton Gazeta Express.

“Në ditën e Krishtlindjes, Petkoviq do të marrë pjesë në djegien e pemës së Krishtlindjes në Zubin Potok, në portën e Kishës së Shën Trinisë, në ora 16:30, pas së cilës do të bisedojë me qytetarët e mbledhur. Në mesnatë në manastirin e Banjskës do të marrë pjesë në Liturgjinë e Krishtlindjes”, thotë njoftimi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...