I ashtëquajturi drejtor i zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se Qeveria serbe ka marrë vendim që t’u japë shtesa për dreka fëmijëve serbë që jetojnë në Kosovë.
Ndihmën prej 5000 dinarësh do të marrin fëmijët e komunitetit serb të institucioneve parashkollore, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë.
Bëhet fjalë për 17,559 fëmijë.
“Janë para për meze, para xhepi për fëmijët. Çdo pagesë pasuese njëmujore do të bëhet deri në ditën e pestë të muajit”, ka thënë Petkoviq