Live

“Serbia njeh së shpejti Kosovën!”, Arifi: Ja kur arrihet marrëveshja përfundimtare

13:53 / 29 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e sheh të nevojshëm krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, por është i gatshëm për të diskutuar të drejtat e komuniteteve. Në një intervistë në mediat në Kosovë, Kurti thotë se propozimi franko-gjerman është realisht një propozim për marrëveshje.

Analisti Dritëro Arifi tha në një intervistë për Euronews Albania se presioni i ndërkombëtareve do të bëjë që në një periudhë të shkurtër Serbia të njohë pavarësinë e Kosovë.

Sipas Arifit, Serbia nuk mund të vijojë të luajë me dy porta, nga njëra anë me Rusinë dhe nga tjetra me Perëndimin.

Ai tha se marsi, si afati i dhënë nga përfaqësuesi i BE, Miroslav Lajçak për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë gjë që sipas tij mund të bëhet realitet nëse Kosova tregohet kreative në bisedime.

“Lajçak ka thënë se marsi mund të jetë afat, por mendoj se nëse Kosova tregohet më kreative mund të kemi një marrëveshje, jo përfundimtare se ajo do kohën e vet, një shtrëngim duarsh ku pranohet sovraniteti i territorit të Kosovës, pastaj njohja ligjore mund të vijë shumë më shpejt”, tha Arifi.

Shpërndaje në

U Kopjua