Live

Serbia nuk do të ndryshojë nga e kaluara e saj gjenocidale pa njohje zyrtare të gjenocidit që ka kryer

15:37 / 10 Korrik 2023

Nga Kosova Live

Shkruan: Besa Ismaili (ish-deputete e PDK-së)

Serbia nuk do të ndryshojë nga e kaluara e saj gjenocidale pa njohje zyrtare të gjenocidit që ka kryer

Në kujtesën njerëzore, përherë do të jetë dhimbja jonë për Srebrenicën! Përherë!

Zërat dhe rënkimet e familjarëve të viktimave të masakruar në Sërbrenicë, janë bërë burime thelbësore në histografinë e Ballkanit, e cila nuk njeh ngjarje më mizore në shekujt e fundit, e pas Holokaustit, as ajo Evropiane.

Ajo ndodhi disa vite pasi që Kombet e Bashkuara e kishin shpallur atë si “zonë të sigurtë”, për t’u braktisur më vonë dhe për t’i lënë civilët në duart e vdekjes së kriminelit të luftës Mlladiq.

Mbi 8.000 civil te paarmatusur u masakruan nga ushtria Serbe, një mizori e paimagjinueshme, e cila nuk kuresu as foshnje dhe se këto skena do të përkujtohen si faqe të errëta në historinë njerëzore.

Autorët nuk u mjaftuan me kaq, ata u rikthyen për t’i mbuluar krimet me mjete të ndryshme.

Fatmirsisht dështuan dhe u rikthyen tek narracioni i mohimit të gjenocidit. Mohimi i gjenocidit sot është thirrje ogurzezë për një gjenocid nesër dhe rishkrim i historisë.

Fatkeqësisht ende ka mbetje të këtij narracioni, madje i fuqishëm, që ndërton përveç tjerash, një narracion fashist me qasje fashiste në politikën aktuale serbe.

“Mos e harroni Srebrenicën” janë thirrjet që kërkojnë drejtësi pa rreshtur dhe që çmontojnë imagjinatën se sa të dhimbshme janë kujtimet dhe vuajtjet që ky gjencid i ka shkaktuar, e që të cilat vazhdojnë të rënkojnë.

Nga këtu, si wytetare e Republikës së Kosovës dhe si politikane, i bashkohem zërave që kërkojnë drejtësi dhe njohje zyrtare të gjenocidit nga institucionet e larta të shtetit Serb, përfshi presidentin e tanishëm dhe vartësit e tij.

Serbia nuk do të ndryshojë nga e kaluara e saj gjenocidale në Bosnë dhe në Kosovë pa njohje zyrtare të gjenocidit që ka kryer.

Mohimi i gjenocidit është jo vetëm mohim i historisë por është ëshë mohim i së ardhmes, pavarësisht përpjekjeve dhe planeve.

Zëri im bashkohet në aradhat e zërave tuaj për kërkimin e drejtësisë!

Shpërndaje në

U Kopjua