Live

Besa Ismaili për kryeministrin Kurti: I obsesionuar me Hashimin, i shkreti!

21:11 / 14 Shtator 2023

Nga Kosova Live

SHKRUAN: BESA ISMAILI (ISH-DEPUTETE E PDK-së)


I obsesionuar me Hashimin, i shkreti!

Sepse është i pakënaqur me veten. E ka kuptuar që është dështak. Dhe ka një korrelacion këtu: sa më i pakënaqur me veten, aq më i obsesionuar me Hashimin, sa më i obsesionuar me Hashimin, aq më i pakënaqur me veten.
Hashimi në dhomë ka qenë, në tavolinë ka qenë, kudo e ka përfytyruar. Kur e ka shikuar Lajçakun, Albinit iu ka kujtuar sesi Hashimi atë as nuk e pranonte në takime më. Kur e ka shikuar Borrellin iu ka kujtur Grenelli.

Albini, ndryshe nga Hashimi, është i paaftë me nxjerrë ndonjë dobi për Kosovën dhe me nxjerrë Serbinë kokëulur nga dhoma.

Për t’u vetkompenzuar, me fitoren e Pirros nën sqetull del para kamerave, dhe mikrofonin ia kalon ndërdijes, the deklaron: Nuk ishte Hashimi në dhomë.

Eh, po për fatin tënd të zi dhe fatin tonë katran, Hashimi nuk ishte aty.

Është Albin Kurti që humbjen e feston si fitore, duke e ditur qartësisht që edhe një “fitore” shtesë në Bruksel dhe kemi mbaruar të tërë, Albini, Kosova dhe krejt kauzat tona….

Njësoj siç e dinte edhe Pirroja, “vetëm edhe një fitore në betejën me romakët, dhe ne jemi të mbaruar fare fare!”

Shpërndaje në

U Kopjua