Live

Serbia paralajmëron pengesa rreth aplikimit të Kosovës në BE

14:02 / 12 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq tha se vendi i tij përveç përgatitjes për vizitat e zyrtarëve të shumtë, po punon edhe që anëtarët e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nga aspekti statusor, të sfidojnë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në BE.

Daçiq ka thënë për Tanjug se përveç shkuarjeve të paralajmëruara të zyrtarëve të shumtë, për Serbinë është i rëndësishëm edhe 15 dhjetori, kur ekziston mundësia që Kosova të dorëzojë kërkesë për anëtarësim në BE, transmeton Klankosova.tv.

“Ne po punojmë gjithashtu për të ftuar të gjitha vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën që ta kundërshtojnë çështjen nga aspekti i statusit – se nuk ka kushte për ta diskutuar atë”, tha kryediplomati serb.

Kosova ka paralajmëruar se deri në fund të këtij muaji do ta dorëzojë kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shpërndaje në

U Kopjua