Live

Serbia sot nxjerr në protestë të gjitha gratë dhe nënat serbe që jetojnë në Kosovë

09:07 / 23 Nëntor 2022

Nga admin

Lista Serbe ka paralajmëruar tubim për sot (e mërkurë) në ora 15:00 në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Sot në ora 15:00 do të mbahet takimi i madh i “të gjitha grave dhe të gjitha nënave” serbe që jetojnë në Kosovë, është bërë e ditur në konferencën e djeshme të Listës Serbe.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, fajësoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si përgjegjës për dështimin e negociatave të së hënës në Bruksel..

Ai paralajmëroi edhe protesta nëpër institucionet e Kosovës.

“Kërkojmë që të mos nxisin tensione dhe të mos përdorin forcë kundër popullit tonë. Askujt nuk i shkon në mend të flasë për Asociacionin e Komunave Serbe. Është fryt i një marrëveshjeje ndërkombëtare dhe ne serbët e Kosovës vetëm këtë e kërkojmë, që marrëveshjet të zbatohen në praktikë, ashtu siç është rënë dakord”, tha Rakiq në një konferencë për media. /Reporteri.net

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...