Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka konfirmuar se betimi i deputetëve të Listës Serbe në Kuvend, ishte plan i Beogradit.
Petkoviq ka thënë se marrja e mandateve ishte e dakorduar, pasi që pritej marrja e mandatit nga deputetët e tjerë serbë.
“Dua të jem absolutisht i qartë, arsyeja e verifikimit të këtyre mandateve nga përfaqësuesit e Listës Serbe është vetëm se kemi ardhur deri te informacionet e fundit se Kurti po përgatit një plan djallëzor për t’u hakmarrë ndaj popullit serb në Kosovë “, tha Petkoviq, transmeton Nacionale.
“Po flasim për listat e Rashiqit, Petkoviqit dhe Rada Trajkoviqit. Bëhet fjalë për parti politike absolutisht të vogla, që pothuajse nuk ekzistojnë në Kosovë, për të cilat në zgjedhjet e fundit votuan diku ndërmjet 0.17 dhe 0.05 për qind e popullit serb në Kosovë dhe Kosovë”, thotë Petkoviq.
Petkoviq ka insistuar se serbët nuk do të kthehen në institucione pa u formuar Asociacioni dhe u tërhequr vendimi për target.
“Gjithçka mbetet ashtu siç kanë thënë qartë dhe me zë të lartë serbët në konkluzionet e 5 nëntorit – nuk ka kthim në institucionet e Prishtinës derisa të tërhiqet vendimi i kundërligjshëm i Prishtinës për riregjistrim dhe të formohet Asociacioni”, deklaroi Petar Petkoviq.