Live

Sërish kolona të gjata në Merdare

08:21 / 22 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Pritje të gjata po shënohen edhe këtë sezon në kufirin Kosovë – Serbi më Merdare. Qytetarët që po kalojnë kufirin për të dalë nga Kosova, janë përballur gjatë fundjavës me nga dy orë vonesa, edhe pse mbërritja e tyre në kufi ka qenë e hershme, ka njoftuar të Qendra për Kontrollin Kufitar e Kosovës.

Sipas një informacioni që ka lëshuar kjo qendër, pritjet për të hyrë në Kosovë janë 40 minuta deri në 1 orë, derisa kolona në Merdare është e gjatë deri në 500 metra.

Shpërndaje në

U Kopjua