Pas tërmetit të djeshëm me magnitudë 4,7 ballë me në qendër në Klos, vijojnë pasgoditjet. Një tjetër lëkundje është regjistruar para pak minutash me magnitudë 3,1 ballë.
Lëkundjet e kanë epiqendrën rreth 29 km nga Tirana dhe 11 km nga Burreli.
Lëkundjet u ndjenë shumë në Tiranë, por edhe në shumë qytete të tjera të vendit. Kjo është lëkundja e disatë prej mbrëmjes së kaluar në vend.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave më e forta ishte dje në orën 22:45 me magnitudë 4.9, epiqendër në Xibër.