Live

Sërish tërmet në Turqi, panik mes qytetarëve

18:41 / 28 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka dridhur sot Turqinë, ndërsa raportohet se epiqendra ka qenë zonat e Kajser, me magnitudë 4.4.

Lëkundjet në lagjen “İncesu” ndodhi në një thellësi prej 7 kilometrash.

Pas tërmeteve 7.7 dhe 7.6, Turqia vazhdon të lëkundet, ndërsa mijëra pasgoditje ndodhën pas fatkeqësisë së shekullit.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik te qytetarët, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale.

Shpërndaje në

U Kopjua