Live

Serwer: Harrojeni idenë e “Shqipërisë së Madhe”

16:24 / 29 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se asgjë nuk mund të dëmtojë më së shumti rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian sesa ndryshimi i kufijve dhe nxitja e qëndrimeve që ai i ka quajtura ‘irredentiste’, gjë të cilën thotë se disa politikanë tundohen ta bëjnë disa herë.

Këto qëndrime Serwer i ka dhënë teksa ka folur rreth çështjes së “A do të vazhdojnë shqiptarët në 6 shtetet të ndryshme të Ballkanit, apo do të ndryshojnë marrëveshjen kufitare ekzistuese”.

Sipas tij, Washingtoni dhe Brukseli duhet të qëndrojnë një zëri në kundërshtimin e krijimit të “Shqipërisë së Madhe”.

“Një gjë e tillë (Shqipëria e Madhe), do të drejtonte drejt lëvizjeve katastrofale të popullatave dhe në një rritje të madhe të destabilizimit”, ka shtuar tutje Serwer.

Ndër të tjera, Serwer ka thënë se synimi i Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jetë shërimi i ‘sëmundjeve’  që i kanë brenda kufijve, dhe të kultivojnë raporte të mira me fqinjët, dhe gjithashtu të mbajnë lidhjet kulturore në mes shqiptarëve që jetojnë në shtete tjera

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...