Live

Serwer i ashpër: Kurti u pajtua për diçka që ishte një disavantazh për Kosovën

19:35 / 23 Mars 2023

Nga Kosova Live

Daniel Serwer, profesor i njohur amerikan dhe analist i Ballkanit Perëndimor, ka folur në lidhje me marrëveshjen evropiane.

Në një intervistë për RTV 21, z. Serwer është treguar kritik me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, i cili e pranoi marrëveshjen evropiane.

“Nëse mund t’ju pyes: a ishte e nevojshme të nxitohet në arritjen e një marrëveshjeje, kështu siç është ajo, pikërisht në këtë kohë? A ishte z. Kurti vërtetë nën një trysni të jashtëzakonshme për ta arritur këtë marrëveshje?” – ishte pyetja drejtuar Serwerit.

“Ai ishte nën një trysni të jashtëzakonshme, por ai u pajtua për diçka që ishte një disavantazh për Kosovën. Problemet më të mëdha janë ato që nuk janë brenda marrëveshjes.” – ishte përgjigja e profesorit amerikan.

Shpërndaje në

U Kopjua