Banorët e “Mati 1”, po ankohen se shaktat në lagjën e tyre, tash e disa ditë nuk janë të mbuluara me asgjë.
Këto shakta, tashmë të hapura po paraqesin rrezik për kalimtarët që e frekuentojnë atë rrugë.
“Është një problem I cili duhet të zgjidhet, mundet me qenë rrezik jo vetëm ditën por edhe natën pasi që është errësirë nuk është vënë ndonjë shenjë apo diçka”, tha një banore e lagjës.
Pjesa e cila e mbulon shaktën dyshohët se është vjedhur.