Live

Shala: Sveçla po n’a skandalizon më kërkesën për rastin e pasaportave, ai po e rrezikon sigurinë nacionale dhe liberalizimin e vizave

16:52 / 09 Janar 2023

Nga Kosova Live

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala për Kosovalive.net e ka quajtur skandaloze kërkesën e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla drejtuar Gjermanisë për udhëtim me pasaporta të skeduara.

“Kjo dëshmon që është skandali i dytë më i rëndë që ka patur kjo ministri nëse i referohemi skandalit të vitit 2011 me kompaninë OeSD, marrëveshje e shkëputur në vitin 2013 , ku Kosova ka paguar mbi 4 milion euro. Pra në kushtet normale prokuroria e Kosovës ish dashur të fillojë hetimet në drejtim të ministrit se pse ka dështuar shteti të sigurojë material sensitiv”, ka thënë Drizan Shala.

Ai shprehet se MPB-ja ka rrezikuar sigurinë nacionale të vendit, situatë kjo e cila do t’i kushtojë Kosovës edhe në liberalizimin e vizave.

“Sepse në këto rrethana MPB-ja me dashje ( udhëheqësit e saj ) kanë rrezikuar sigurinë nacionale të vendit duke lënë me mijëra qytetarë pa dokumentet të udhëtimit dhe si pasoj e kësaj paraqiten situata të tilla anormale më kërkesa të cilat do t’i kushtojnë Kosovës në momentin final të 1 Janarit 2024, ku pritet të fillojë procedura për liberalizim të vizave”, u shpreh i brengosur njohësi i sigurisë.

“Një kërkesë e tillë tani më do të jetë pjesë e diskutimit që pritet të zhvillohet përgjatë muajve në vijim në mes anëtarëve të BE ( Ministrave të vendeve të BE-së ) dhe si konludim do të nxjerrët që Kosova nuk plotëson garanca sigurie për qytetarët e saj nëse lëvizin në Zonën Shengen”, tha Shala.

Sipas ministrisë së Brendshme, Kosova përballet me mungesë të furnizimit të letrës për pasaportë dhe patentë shofer që prej 3 muajsh./Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...