Live

Shalli mund të jetë shkaktari i akneve dhe njollave gjatë dimrit

10:17 / 28 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një ndër akesorët që nuk mungon në stinën e dimrit dhe që sugjerohet në çdo stil veshje është pa dyshim shalli. Përveçse na hyn në punë për kombinime me veshjet, është i domosdoshëm për të qëndruar ngrohtë, prandaj për shumë njerëz është i pandashëm në përditshmëri.

Megjithatë duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe t’i kushtoni rëndësi higjienës së shallit, pasi ai mund të jetë ndër shkaktarët kryesorë të akneve dhe njollave në lëkurën tuaj. E dinit?

Tingëllon e çuditshme, por papastërtitë e mbledhura te shalli mund të bllokojnë poret duke shkaktuar akne në fytyrë apo qafë. Për këtë arsye këshillohet larja sa më e shpeshtë e tij, sidomos kur është material poliestër.

Diçka e tillë mund të mos ju kishte shkuar në mendje, por bëni mirë të tregoheni më të kujdesshëm me higjienën e shallit.

Shpërndaje në

U Kopjua