Live

Shatri-Berisha: Z-Mobile po përgatitet ta çojë Telekomin sërish në arbitrazh

16:59 / 05 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Komisioni Hetimor Parlamentar për çështje të Telekomit të Kosovës intervistoi të hënën Besa Shatri-Berishën, kryesuese e Bordit të Drejtorëve në PTK. Shatri Berisha tha se pas shkëputjes së marrëveshjes mes Telekomit dhe operatorit Z-Mobile, kjo e fundit po përgatitet që të çojë në arbitrazh përsëri Telekomin e Kosovës.   

Sipas Besa Shatri-Berishës dëmi kryesor që operatori virtual i ka bërë Telekomit, ka qenë konkurrenca ndaj kësaj të fundit.

“Ky vendim u marr pas shumë vendimeve paraprake që kemi marrë si Bord. Pas vendimit të Bordit ne e kemi njoftuar Z-Mobile që kontrata nuk do vazhdoj tutje. Ne besojmë që brenda 30 ditëve do të kthejmë 30 për qind të konsumatorëve më Telekom. Pikat e mosmarrëveshjes kanë qenë shumë. Dëmi kryesor që iu ka shkaktuar Telekomit është për shkak që çmimet nuk kanë qenë të rregulluara, një nga ankesat e Telekomit janë se Z-Mobile në vend që të shes për neve ata na kanë bërë ko konkurrencë neve”, ka thënë Shatri-Berisha para Komisionit Parlamentar.

Në pyetjen e e deputetit të LDK-së, Haxhi Avdyli, se çka do ndodhë me numeracionin e Z-Mobile, Shatri-Berisha, tha se vetëm Telekomi ka licencë për numrat e saj, dhe se ata numra nuk janë të Z – Mobile pasi ka kaluar edhe afati i shfrytëzimit të këtyre numrave për kompaninë Z -Mobile.

“Numeracioni është me rëndësi që Z-Mobile ka në shfrytëzim numrat e Telekimit. Z-Mobile nuk ka infrastrukturë të vet ideja e fazës së tranzicionit është që shërbimet që i ka pasur ZMobile të kthehen në Telekom. I bëj thirrje ARKEP që ta mbajë anën e drejtë dhe të dalë me deklaratë që numrat t’i takojnë kompanisë që ka licencë ne ata numra do T’i kthejmë në Telekom sepse koha e shfrytëzimit të tyre ka kaluar më 31 korrik”, tha ajo.

Shatri-Berisha tha më tej se Telekomi ka pasur argumente të mjaftueshme për ta fituar procesin në Arbitrazh.

“Po shfrytëzimi i 100 mijë numrave dhe mos dhënia e shërbimit 3G dhe 4G”. Telekomi ka pas argumente mjaftueshëm për ta fituar Arbitrazhin, dënimi që ia ka bë Arbitrazhi Telekomit si ndëshkim ka qenë 30 milion, kjo më shumë është ndëshkim dhe interes së sa bazë e fitimeve të humbura”, tha ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua