Live

SHBA deklarohet për sulmin e rusëve në Poloni! 

20:56 / 15 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Sekretari për media i Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pat Ryder ka thënë se SHBA janë në dijeni për raportimet  se 2 raketa ruse kanë rënë në Poloni, afër kufirit me Ukrainën, por se aktualisht nuk kanë informacion për të vërtetuar këto raportime.

Departamenti i Mbrojtjes, Shtete e Bashkuara të Amerikës do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s, raporton mediumi CNN.

SHBA janë “shumë të sigurt” në mbrojtjen e forcës së saj në Evropë.

“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen, ne gjithmonë e marrim shumë seriozisht sigurinë tonë dhe të trupave tonë pavarësisht ku ata shërbejnë”, ka deklaruar Ryder.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...