Live

SHBA harxhoi mbi 61 milionë euro në Kosovë, në luftë kundër ndikimit rus

16:47 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Miliona dollarë për financimin e organizatave të shoqërisë civile dhe subjekteve të tjera për sundimin e ligjit, mediat, organizatat kibernetike dhe programe të tjera që forcojnë institucionet dhe proceset demokratike dhe kundërshtojnë ndikimin dhe agresionin rus, janë shpenzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të shpërndara në vende të ndryshme të botës.

Inspektorati i Departamentit Amerikan të Shtetit, publikoi raportin mbi “Fondin e Luftimit të Ndikimit Rus”, sipas të cilit, shteti amerikan ka shpenzuar  621,555,857 milionë dollarë.

Këto para kanë shkuar në vendet e Evropës Qendrore, Lindore, të Ballkanit dhe katër të tjerave të grupit të të ashtuajaturit ‘Vendet e Vishegradit’ ose V4 (Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia)

Këto para janë shpenzuar në harkun kohor  nga viti 2017 deri në vitin 2022.

Mes këtyre vendeve, Moldavia përfitoi shumën më të madhe si e vetme, gjithsej 98,172,456 dollarë, e pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina me 80,846,580 dollarë, Maqedonia e Veriut 67,472,572 dollarë dhe më pas Rumania 66,146,297 dollarë.

Në Kosovë u shpenzuan 61,157,070 milionë dollarë amerikanë për të luftuar ndikimin rus, pastaj në Serbi u hodhën 55,567,000 milionë dollarë, Mali i Zi, 50,505 dhe Shqipëri 39,020,431 milionë dollarë amerikan.

Ndihma e CRIF ofrohet për Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe vendet që kërkojnë anëtarësim në ato organizata, duke përfshirë Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Gjeorgjinë, Kosovën, Maqedoninë, Moldavinë, Serbinë dhe Ukrainën.

Shpërndaje në

U Kopjua