Ambasada e SHBA-së në Beograd në vazhdimësi ka kërkuar nga Serbia që të rreshtohet krah Perëndimit dhe t’i vendosë sanksione Rusisë dhe Vladimir Putinit.
Një gjë të tillë Aleksander Vuqiç është duke refuzuar ta bëjë, ndërkohë që presioni drejt Beogradit vazhdon në mënyra të ndryshme.
Ambasada e SHBA-së në Beograd ka publikuar një hartë të shteteve të Evropës të cilat janë të bashkuara plotësisht kundër agresionit të Rusisë.
Ndërkohë në këtë hartë dallohet Serbia dhe Bjellorusia të cilat bashkëpunojnë ngushtë me Moskën zyrtare edhe përkundër luftës dhe agresionit të paprecedent të Vladimir Putinit në Ukrainë, raporton Express.