Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) i kanë kërkuar zyrtarisht Gjermanisë, që të bashkohet me Francën dhe Britaninë në një mision për të siguruar Ngushticën e Hormuzit, dhe për të luftuar agresionin iranian, tha të martën, ambasada amerikane në Berlin.
Në një kohë të tensionit të shtuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, Uashingtoni ka propozuar forcimin e përpjekjeve për të ruajtur Ngushticën e Hormuzit që gjendet në rajonin e Gjirit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës në botë.
Tensionet janë rritur ç’presje ShBA janë tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Në javët e fundit, Irani dhe Britania e Madhe kanë kapur në Gjirin Persik cisterna me naftë të njëri-tjetrit, duke vënë edhe më shumë presion mbi marrëveshjen bërthamore.