Live

SHBA: Irani mbetet në të sponsorizimit të terrorizmit

13:34 / 02 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Sipas një raporti të ri të Departamentit të Shtetit, Irani vazhdon të mbetet shteti që e financon më së shumti terrorizmin ndërkombëtar në pjesë të ndryshme të botës, e sidomos në Evropë.

Bazuar në raportin për shtetet sponsore të terrorizmit për vitin 2018, të publikuar të premten, Irani i ka shpenzuar një miliard dollarë në vit për t’i përkrahur grupet terroriste që shërbejnë si degë të tij dhe për ta shpërndarë ndikimin negativ në botë.

Në këtë raport u theksua përkrahja që Irani ua jep Hezbollahut në Liban, Hamasit në Palestinë dhe grupit “Xhihadi Islamik”.

“Kërcënimi iranian nuk është i kufizuar në lindje të mesme, ai ekziston në nivel botëror”, tha Nathan Sales, koordinator i këtij departamenti për luftën kundër korrupsionit.

Raporti për shtetet që e financojnë terrorizmin publikohet rregullisht një herë në vit që nga viti 2004. Përmes tij, Departamenti i Shtetit e informon Kongresin lidhur me shtetet që e përkrahin terrorizmin ndërkombëtar.

Publikimi i raportit ndodhi në kohën kur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë të larta. Presidenti amerikan, Donald Trump, vitin e kaluar u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe fuqitë botërore, shkruan “Free Europe”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...