Live

ShBA-ja kërkon nga Shqipëria të mos përdorë teknologjinë 5G kineze

12:22 / 19 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

SHBA po kërkon hapur nga Shqipëria që të mos përdoret teknologjia 5G kineze. Arsyet ata i lidhin me sigurinë dhe kanë të drejtë

Konferenca e mbajtur në Tiranë me temë “Sfidat e sigurisë së NATO-s përballë teknologjisë”, kishte në qendër të vëmendjes edhe ndërtimin e rrjetit 5G. Gjenerali amerikan, James Jomes, në fjalën e tij përçoi një mesazh të prerë dhe të qartë për politikën shqiptare, por dhe për mënyrën se si duhej orinetuar në këtë fushë kaq sensitive për kohët e revolucionit teknologjik. Sipas tij, Shqipëria duhet të tregohet e kujdesshme.

“Ndërkohë që Shqipëria përgatitet për të azhornuar rrjetet e saj në 5G vitin e ardhshëm është e detyrueshme që liderët e saj të vendosin se kujt do t’i besojnë. Shqipëria duhet të mbetet një anëtare aktive dhe e angazhuar e NATO-s. Shqipëria duhet të jetë e sigurt të bashkohet me 5G me ata që ka vendosur NATO-s. Po hyjmë në një botë të 5G dhe nuk ka asnjë dyshim”-tha ai.

Duke bërë thirrje për vigjilencë ndaj Shqipërisë, gjenerali amerikan shtoi se: “Mund ta mendojmë si një rrip dixhital dhe një strategji rrugore dhe shumë vende po bien në një strategji të rrezikshme. Kemi shumë arsye për të besuar me mes të tjerash Kina e shikon përdorimin e pajisjeve të saj 5G si platforma tregtare inteligjente të cilat vendosën në zemër të sistemeve të kombeve në të gjithë globin. Të gjitha këto teknologji dhe zhvillime dixhitale që ka Kina i japin asaj në dorë një lak shumë të fuqishëm”-tha ai.

Po kështu e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones thotë se siguria nuk mund të shitet, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe aleatët e NATO-së, duhet të largohen nga ofrues dhe rrjete furnizmi jo të besueshme të teknologjisë së informacionit.

Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë herë thirrje që të ketë kujdes Tirana zyrtare në këtë drejtim.

Postimi i plotë i zv/ambasadores:

Kur flitet për infrastrukturën 5G dhe atë kibernetike kritike në Shtetet e Bashkuara dhe në vende aleate të NATO-s siç është Shqipëria, ne nuk mund të jemi më të qartë: siguria nuk mund të kompromentohet apo të shitet.

Është jetike të merret në shqyrtim nëse furnizuesit i nënshtrohet kontrollit nga një qeveri e huaj pa një shqyrtim gjyqësor të pavarur, nëse respektohen të drejtat e pronësisë intelektuale, dhe çfarë të kaluare kanë palët shitëse në lidhje me respektimin e shtetit të së drejtës.

Në këtë këndvështrim, Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe aleatët e NATO-s duhet të largohen nga ofrues dhe rrjete furnizmi jo të besueshme të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në ato të besueshme…

Liria nuk vjen falas dhe liria nuk është në shitje.

Shpërndaje në

U Kopjua