Brady Deal u nis për peshkim në Karolinën e Veriut, por krejt rastësisht xhiroi atë që po konsiderohet pjesë e balonës së rrëzuar kineze të spiunimit.
Një zëdhënës i Pentagonit ka refuzuar që të komentojë pamjet. Deal ka thënë se ka parë zyrtarë të marinës amerikane.
Ai ka treguar se pjesët e mbetura janë ngarkuar në dy varka të ndryshme. Balona kineze e spiunimit është rrëzuar prej bombarduesit F-22 të shtunën pasi shumë orësh monitorimi.
Balona nuk u qëllua menjëherë nga frika se mund të binte në hapësira të banueshme.
Kina ka pohuar se balona kishte qëllime spiunazhi, por SHBA-ja është e bindur se Pekini po përgjonte territorin amerikan.