Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar kërkesën e Kinës për vendosjen e tarifave 2.4 miliardë dollarë si kompensim ndaj sanksioneve të vendosura nga SHBA-ja kundër rregullores së Organizatës Botërore Tregtare.
Kjo çështje tashmë i ka kaluar arbitrazhit, raportojnë zyrtarë të tregtisë në Gjenevë.
Gjyqtarët e Apelit të OTB-së theksuan në muajin korrik se SHBA-ja nuk i janë bindur rregullave ndërkombëtare me vendosjen e tarifave mbi panelet diellore kineze, kullat e erës dhe cilindrat e çelikut. Më tej në gjykim shkruhej se Pekingu mund të impononte sanksione të ndërsjella nëse Uashingtoni nuk hiqte tarifat.
Uashington e ka sfiduar këtë vendim për sanksione me vlerë 2.4 miliardë dollarë duke e dërguar çështjen në arbitrazh, e cila do të vendosë përfundimisht për tarifën. Kjo dosje është e hapur që në periudhën kur Obama drejtonte presidencën dhe thekson pakënaqësitë e vazhdueshme që Shtëpia e Bardhë ka pasur rreth Organizatës Botërore Tregtare.