Live

Irani dyshohet për sulmet me dornë në fushat saudite të naftes

12:26 / 16 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Sulmet në impiantet e naftës në Arabinë Saudite, kanë tronditur këtë shtet dhe paqen e brishtë në gjirin
arabik. Sipas CNN, ishin goditur 100 pika të ndryshme të objekteve të naftës. Ministria e Brendshme e
Arabisë Saudite ka bërë të ditur se janë goditur objektet e natës në Khurais, dhe po ashtu, në provincën
Abqaiq. Sulmet me dron kanë shkaktuar shumë zjarre të cilat, sipas autoriteteve saudite, tashmë janë
vënë nën kontroll.
Kryengritësit Huti që luftojnë në Jemen dhe që janë të afërt me Tehranin, e kanë marrë përgjegjësinë e
sulmeve. Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i sekretarit amerikan i shtetit, Majk Pompeo i cili ka
deklaruar se prapa këtyre sulmeve qëndron Irani. Po ashtu, presidetni Donald Trump në reagimin e tij,
ka lënë të kuptohet se pas këtij sulmi nuk mund të jenë rrebelët Huthi.
“Ka shenja për të besuar se e dimë kush është fajtori”, ka thënë presidenti Tramp, duke aluduar në
Iranin sipas të cilit, ekonomia botërore ka përjetuar pasoja të rënda, dhe se pasojat shkojnë në 5% të të
furnizimit global me naftë. Në anën tjetër, zzëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbas Musavi, i
ka hedhur poshtë akuzat se Irani qëndron prapa këtyre sulmeve. Ndërsa, komandanti i Gardës
Revolucionare, Amirali Hajizadit, ka thënë se Irani është i gatshëm për luftë, nëse lufta i imponohet
Iranit.
Edhe Kanada ka reaguar duke kërkuar që të verifikohen regjistrimet satelitore për të kuptuar se prej nga
kanë ardhur sulmet.

Shpërndaje në

U Kopjua