Live

SHBA, sanksione Turqisë/ Në listë ministrat e përfshirë në luftën kundër kurdëve

13:39 / 15 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione mbi ministrat dhe zyrtarë të tjerë të lartë turq në përgjigje të ofensivës së Ankarasë në veriun e Sirisë.

Në shenjestër janë sidomos Ministria e Mbrojtjes, e Brendshme dhe ajo e Energjetikës. Masat e marra përfshijnë ngrirjen e aseteve të personave në fjalë, dhe u ndalojnë atyre çdo transaksion që përfshin sistemin financiar amerikan.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump më herët i telefonoi homologut të tij turk Recep Tayyip Erdogan dhe i ka kërkuar me tonë të ashpra fundin e menjëhershëm të ofensivës turke në Sirinë veriore. Pohimin e bëri numri dy i qeverisë amerikane, Mike Pence, i cili sqaroi se do të nisej sa më shpejt në rajon për negocimin e një armëpushimi.

Kurdët, që ndihen të tradhtuar nga Amerika, forcat e Erdoganit hynë në veri të Sirisë, duke i detyruar kurdët, ish-aleatë të SHBA-së që t’i drejtoheshin presidentit sirian Bashar al-Assad për ndihmë.

Sipas Pence, presidenti është “shumë i shqetësuar për paqëndrueshmërinë në rajon”, megjithatë ai mohoi që të gjithë këtë situatë ta ketë nisur Trump duke këmbëngulur se kreu i shtetit nuk ia dha ‘dritën jeshile’ ndërhyrjes turke me tërheqjen e trupave amerikane.

Presidenti amerikan shkroi në Twitter se e kishte lënë vënë fatin e kurdëve në duart e diktatorit sirian Bashar al-Asad, regjimin e të cilit në të njëjtin mesazh e quante  “armiku ynë”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...