Live

SHBA shpall ‘non grata’ 4 zyrtarë të këtij shteti

08:16 / 06 Prill 2023

Nga Kosova Live

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur non grata katër zyrtarë gjeorgjianë për korrupsion. Lajmi është njoftuar nga sekretarin amerikan i shtetit, Anthony Blinken nëpërmjet një postimi në Twitter.

Blinken shkruan se SHBA qëndron me qeverinë gjeorgjiane për një qeverisje demokratike.


“Sot caktova katër ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë gjeorgjianë për korrupsion të konsiderueshëm, duke i bërë ata të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ne qëndrojmë me qeverinë dhe popullin e Gjeorgjisë në përpjekjet e tyre për të avancuar transparencën dhe qeverisjen demokratike.”, shkruan Blinken.

Shpërndaje në

U Kopjua