Autoritetet në shtetin amerikan të Teksasit kanë këshilluar qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë në Meksikë gjatë pushimeve të pranverës për arsye sigurie.
Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas (DPS) tha se dhuna e kartelit të drogës përfaqësonte një kërcënim të rëndësishëm për këdo që shkon atje.
Kjo thirrje vjen pasi katër amerikanë u rrëmbyen pasi kaluan kufirin javën e kaluar.
Dy prej tyre u vranë ndërsa dy u lanë të lirë. Tri gra amerikane që shkuan në Meksikë për të shitur rroba në një treg janë zhdukur prej më shumë se dy javësh, raportojnë mediat e huaja.
“Bazuar në natyrën e paqëndrueshme të aktivitetit të kartelit dhe dhunës që po shohim atje, ne po u bëjmë thirrje individëve që të shmangin udhëtimin në Meksikë në këtë kohë.”, tha drejtori i DPS, Steven McCraw.