Live

Shefi i EULEX-it dënon sulmin në Shtërpcë, e cilëson të pakuptimtë

21:52 / 06 Janar 2023

Nga Kosova Live

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ka dënuar sulmin mbi dy të rinj serbë në Shtërpcë, sulm të cilin e cilësoi si të pakuptimtë.

Ai tha “EULEX-i e përgëzon Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari. Në përputhje me mandatin e tij, EULEX do të monitorojë nga afër hetimin dhe çdo procedurë të mëvonshme ligjore në këtë rast të dhunshëm penal”, është shprehur Wigemark.

Tutje, ai tha se lutjet e tij janë me familjet e të lënduarve dhe me komunitetin lokal në Shtërpcë.

Shpërndaje në

U Kopjua