Live

Shefi i KQZ-së në kundërshtim me rekomandimin e britanikëve, zgjedh drejtorin për regjistrimin e partive politike

14:24 / 12 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kreshnik Radoniqi, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk ka përfillur rekomandimet e ambasadës britanike me rastin e emërimit të drejtorit për regjistrimin e partive politike pranë këtij institucioni.

Gazeta Blic ka siguruan dokumentin, e ku britanikët që kanë monitoruar procesin e intervistimit del se aty thuhet se asnjë kandidat nuk i ka plotësuar kushtet për emërimin në këtë pozitë.Sipas britanikëve, asnjë kandidatë nuk kanë arritur 70% ose më shumë të vlerësimit e që mund të konsiderohet se mund të emërohet (sipas poentimit të Partnerit Zbatues.).

Sipas britanikëve, asnjë kandidat nuk ka kaluar 70 për qindëshin, por kjo nuk e ka penguar shefin e KQZ që sot ta bëj emërimin.

Ndryshe gjatë ditës së sotme Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se ka emëruar Besnik Buzhalën, Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP), raporton Gazeta Blic.

“Pas procesit të rekrutimit, i filluar në muajin tetor 2022, Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Kreshnik Radoniqi mori vendim për emërimin e z. Besnik Buzhala si Drejtor i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP)”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua