Live

Shefi i Mbrojtjes letoneze jep versionin e tij për të shtënat në afërsi të trupave të tyre në veri të Kosovës

18:02 / 27 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Shefi i Mbrojtjes së Letonisë në një intervistë për “Baltic Times” ka folur për të shtënat e para pak ditëve të cilat ndodhen në afërsi të ushtarëve letonezë që ndodheshin për patrullim në veri të Republikës së Kosovës.

Leonids Kalnins ka thënë se qëllimi i njerëzve që kanë qëlluar në patrullimin e trupave letoneze ka qenë që të zvogëlojnë aktivitetin e paqeruajtësve, shkruan “Baltic Times”.

Kalnins ka shtuar tutje se situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar që nga tetori pas vendimit për hqejen e targave dhe caktimin e zgjedhjeve lokale në komunat veriore.

Ai tutje ka thënë se pavarësisht incidentit të ndodhur me të shtënat, nuk beson që është rritur niveli i kërcënimeve ndaj ushtarëve letonezë.

“Sidoqoftë, ky është një mision paqeruajtës, ka dy palë konfliktuale dhe incidente të tilla mund të priten edhe në të ardhmen”, ka thënë ai.

Pavarësisht incidentit, ushtarët letonezë do të vazhdojnë misionin e tyre, duke përfshirë patrullimin.

“Synimi ynë është përmbushja e detyrës tonë bashkë me aleatët. Një incident i tillë s’mund të na frikësojë neve në pikën kur ne papritur ndalim përmbushjen e misionit tonë. Unë mendoj se qëllimi i gjuajtësve ka qenë që të reduktojë aktivitetin tonë mes dy palëve të konfliktit. Ka mundësi që një nga qëllimet e këtij provokimi të ketë qenë heqja e barrikadave në mënyrë që njerëzit të lëvizin përreth më lirshëm”, ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...