Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se është i shqetësuar me gjendjen e tensionuar në veri të Kosovës.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka shtuar është duke u punuar bashkë me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që të arrihet një zgjidhje afatgjate.
“Jemi të brengosur për sa i përket situatës në veri. Jemi duke u munduar bashkë me partnerët ndërkombëtarë, natyrisht edhe partnerët e tjerë që ta deeskalojmë situatën, ta zgjidhim çështjen e bllokimit të rrugës për t’i larguar barrikada, e po ashtu për të shikuar edhe zgjidhje më afatgjate”.
“Mendoj që situata është e tensionuar, natyrisht jemi duke e vëzhguar bashkë me KFOR-in dhe EULEX-in dhe po përcjellim se çfarë ndodhë çdo ditë dhe çdo orë”.
“Fatmirësisht nuk kemi parë ndonjë dhunë të përshkallëzuar, por prapë se prapë situata është e tensionuar dhe mendojmë që një incident shumë i vogël do të mund të shndërrohej në diçka shumë të madhe”.
“Është shumë e rëndësishme që të deeskalohet situata sa më shpejt që është e mundur”.