Live

Sheholli: Amerika dhe Evropa nuk i gjunjëzohen Kurtit

21:30 / 27 Janar 2023

Nga Kosova Live

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka folur për asociacionin dhe për planin franko-gjerman.

Ai ka thënë se Amerika dhe Evropa nuk gjunjëzohen para Kurtit.

“Nuk gjunjëzohet Amerika dhe Evropa para Kurtit, shqiptrët t’a harrojnë këtë çështje, nuk ka teroi kurrfare se mund të ndodhë kjo, aty ka bashkëpunim e ne do të kemi izolim total, nuk do të kemi liberalizim të vizave e për këtë e di populli”

Sheholli ka edhe një thirrje për kryeministrin Kurti që t’a lexoj filozofinë e Ibrahim Rugovës.

“Zotërit Kurti I bëjë të fala, e t’a lexon filozofinë e Ibrahim Rugovës e mos të na futë nëpër problemet e natyrave të tilla, e nuk e kemi për borgj që ai të na izoloj, sepse me mund e sakrifica dhe me gjakë është fitu”, tha Sheholli.

Ai ndërkaq është shprehur se pa aleatët, pa ShBa, pa Gjermani, pa Itali, pa shtete e Quint’it, Kosova nuk do të ketë përspektivë, ai duhet të ulet me qytetarët serb e të flas me ta, sespe ai e ka thënë këtë gjë në fushatë se do të takohet me serbët, por kurrë nuk e bëri./Kosovalive.net/

Për më shumë ndiqeni videon:

Shpërndaje në

U Kopjua