Live

Sheholli: Chollet ka sjellur informacione për të shpejtuar dialogun Kosovë-Serbi

22:25 / 12 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, të ftuar ishin, analistët, Fatmir Sheholli, Fadil Maloku, Blerim Gashi, Dritëro Arifi. Të cilët kanë treguar pikëpamjet e tyre për dialogun Kosovë-Serbi, pas vizitës së diplomatit amerikan Derek Chollet.

Analisti Fatmir Sheholli tha se delegacioni amerikan ka sjellur informacione në Prishtinë për ta shpejtuar dialogun Kosovë-Serbi. Ai shpreson që qeveria i ka marr të gjitha sugjerimet nga Amerika që ky dialog të arrihet.

“Vizita e djeshme e delagacionit të lartë amerikan në Prishtinë dhe takimet e tyre me kryeministrin Kurtid he presidentes Osmani, por edhe me shoqërinë civile dhe vet lideret opozitar, si dhe e sotme në Beograd e dellagacionit të lartë amerikan në krye me zotri Chollet ka të bejë me çështjen e intensifikmit të shpejtuar të dialogut Kosovë -Serbi. Në këtë kuptim duhet të themi se delagacioni amerikan në Prishtinë ka sjellë informacione të ndryshme të cilat kanë të bejnë me qëllimin e përshpejtimit të kësaj situate të dialogut dhe kthimit në binar të dialogut në Bruksel. Nga ana tjetër gjithashtu sot edhe Vuçiqit i është bërë me dije se pa rezultate dhe pa çështje që kanë të bejnë drejt përpshpejtimit të arritjes se një marrëveshjeje ligjërisht e obliguar në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Sheholli pohoi se duhet të jemi vigjilent sepse siç e dimë ka shumë acarime të popullatës serbe në veri.

“Pra ne duhet të jemi shumë vigjilent dhe të hyjmë në binaret ku Amerika me atë formën e vet të aleatit kryesor të Kosovës, po mundohet që Kosovën dhe Serbinë ta kthejë në binaret e dialogut, mirëpo siç e dimë ka shumë pengesa për arsye se acarimi i situatës me popullatën serbe në veri kalon humnerë të jashtëzakonshme dhe në këtë kuptim duhet të presim rezultatet, natyrisht pas zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen në muajin Prill në veri të Kosovës me katër komunat atje dhe pastaj të shohim format e veprimit të cilat munden të arrihen. Ajo që ne si institut për afrimimin marrëdheniet  ndëretnike  kemi kontribuar në këtë fushë duke bashkëbiseduar me njerëz të ndryshëm të nivelit të lartë të diplomacive evropiane dhe amerikane është se kemi verejtur që duhet përshpejtim i situatës të këtij dialogu, duke pasur parasysh edhe frymën ruse dhe të gjitha këto çështjet që po gravitojnë në këtë Ballkanin Përendimor. Andaj kërkohet vigjilencë e jashtëzakonshme dhe të shpresojmë që Qeveria e Republikës së Kosovës i ka marrë të gjitha ato sugjerime amerikane që kjo çështje duhet patjetër ta merrë rrugën e vet dhe të krijohet embrioni i asaj që quhet marrëveshje e përgjithshme politike në mes të Kosovës dhe Serbisë”, pohoi ai. /Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua