Live

Sheholli: Kurti mund të futet në “listë të zezë” nëse dështon marrëveshja

21:50 / 14 Mars 2023

Nga Kosova Live

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka deklaruar në Politiko në Kanal10, se kryeministri Albin Kurti mund ta pësonte rëndë nëse dështonte në procesin e dialogut.

Sheholli u shpreh se Kurti mund ta shihte veten pjesë të listës së zezë nëse konsiderohej fajtor për dështimin e marrëveshjes.

“Çka ka lidhje me Ohër se kush ka votu e çka ka votu? Na po flasim për dështimin… Lej sanksionet se na i fusin edhe neve sanksionet nëse… nëse… Ke mi pa kryeministrin e Kosovës, nëse ia bëjnë me gisht që është fajtor, ke me pa në listë të zezë amerikane. Pra, do të ketë sanksione shumë të rënda, të cilat do të zbatohen menjëherë.”, theksoi Sheholli.

“Ka kush e rrëzon Kurtin, e ka kush e shtin në listë të zezë.”, ka vazhduar më tej ai.

“Ia ninë krismën në fund të prillit”, pretendoi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua