Live

Sheholli: Përfaqësuesit e komuniteteve boshnjak, goranë dhe romë duhet të sqarohen pas deklaratës së Goran Rakiqit

14:33 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i Lisës Serbe, Goran Rakiqi sot falënderoi qytetarët nga komunitetet tjera boshnjakë, goranë dhe romë që po qëndrojnë në brikada dhe po mbështesin serbët.

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli në një prononcim për kosovalive.net u shprehë se përfaqësuesit e këtyre komuniteteve që janë në Qeverinë e Kosovës dhe në Kuvendin e Kosovës duhet të dalin dhe të sqarohen.

Sipas Shehollit është obligim i përfaqësuesve të këtyre komuniteteve që të deklarohen për këtë deklaratë të Rakiqit.

“Në tubimin e sotëm në veri të Kosovës kryetari i Listës Serbe Goran Rakiç, përveç vrerërit të tij ndaj institucioneve të Kosovës tha që ju falenderohet boshnjakëve, goranëve dhe romëve që po qëndrojn në barikada. Qeveria e Kosovës e ka një zëvendës-kryeministre nga radhët e komunitetit boshnjak, në Qeverinë e Kosovës ka zv. ministër nga komuniteti rom, gjithashtu ka edhe deputet nga përfaqësues të komunitetit goran. Do të ishte e rrugës që të prononcohen përfaqësuesit e boshnjakve, goranëve e romëve në Parlamentin e Kosovës, në emër të cilëve boshnjak, goran e romë po falenderohet Goran Rakiç. Lista Serbe po dëshiron që të shtrij lepezën e saj edhe në komunitetet e tjera jo-serbe, andaj është obligim i përfaqësuesve të atyre komuniteteve që të deklarohen qartë dhe pa ekuivoke”, u shprehë Sheholli në prononcimin e tij./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua